Xhensila Pere rrëfen e përlotur historinë e trishtë me të ëmën

schedule11:03 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 11:03 - 22 Dhjetor, 2020

Xhensila Pere është një ndër personazhet më të dashur të showbizzit shqiptar, e cila merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj. E ftuar këtë të martë në “Abc-ja e mëngjesit”, Pere foli sikurse çdo herë pa dorashka, ku mes të tjerash komentoi dhe raportin e ngushtë që ka me të ëmën.

E përlotur, Xhensila rrëfeu se e ëma ka qenë një ndër personat që i ka qëndruar pranë, në një kohë kur vetë po përballej me kancerin. “Është mami pastaj jam unë. Në adoleshencë kur isha 14-vjeç nisa eksperiencat e mia me Tiranën.

Kam marrë pjesë tek Shtojzovallet, pastaj doja të shkoja tek missi dhe Netët e Klipit si modele. Në mes të këtij rrugëtimi mami im sëmuret me kancer. Mbaronte kimioterapinë dhe më shoqëronte tek missi për të mos më fikur ëndrrat. Imagjino çfarë e kam unë mamin.”, tha Xhensila. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!