“Panorama” ishte projekti më i ri që solli pas dy vitesh bashkë, Xhensila Myrtezajn dhe Ardian Bujupin. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri më tani ka arritur të marrë më shumë se 4 milion klikime në Youtube.
Ata vendosën të vinin me një tjetër këngë bashkë, pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati projekti i parë “Çika Çika”. Panorama duket se ka tejkaluar kufijtë, pasi tashmë është kthyer në trendin numër 1 në Zvicër.
Xhensila dhe Ardian nuk kishte si të mos ishin më të lumtur se kaq, saqë këtë detaj e kanë ndarë me ndjekësit në Instagram. “Zvicër në vend të parë”, shkruan këngëtari krahas postimit. /abcnews.al/