Xhemi Shehu zbulon problemin shëndetësor dhe sekretet për një trup perfekt

schedule15:06 - 7 Nëntor, 2020

schedule 15:06 - 7 Nëntor, 2020

Filloi këtë shtunë emisioni më i ri në ABC “Nuk është karantinë”. I drejtuar nga Eni Shehu, emisioni synon të rrëmbejë çdo javë shikuesit në aktivitete dhe destinacione të ndryshme, për një jetë sa më të shëndetshme dhe aspak të mërzitshme.

Emisioni i sotëm nis me një udhëtim në Valbonë duke na prezantuar një skuadër fantastike guidë për destinacionet më të magjishme të veriut të Shqipërisë. Bashkë me ta, skuadra e ABC u përball me mjaft sfida.

Gjithashtu, në këtë edicion kemi mësuar detaje nga përditshmëria e Xhemi Shehut duke kaluar disa minuta me të në palestër, ndërsa më pas na tregoi për ushqimin që konsumon.

Në grup nuk ndihet fare stërvitja, nuk ndihen fare ushtrimet. Është një lloj kombinimi mes stërvitjes dhe argëtimit. E bukura e kësaj stërvitje është se ti nuk e din asnjëherë se çfarë të pret sepse si e bën sot stërvitjen nuk është se do ta bësh nesër. E mira tjetër është që prek të gjithë muskujt e trupit.

Domethënë në 60 minuta ke mundësi që të bësh dhe për krahët, këmbët, vithet dhe nuk është një stërvitje që të fokuson ose të lodh vetëm një muskul të trupit sa të nesërmen të mos dish se ku të jesh.“, shprehet Xhemi duke theksuar se i shmanget stërvitjeve që kërkojnë impenjim pasi ka probleme me kardion.

Ushtrimet me krahë nuk më lodhin shumë, ndryshe nga vrapi apo litari, pasi kam shumë probleme me kardion dhe më merret fryma“, vijoi Xhemi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!