Sekretari organizativ i PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka deklaruar në një intervistë me gazetaren Linda Karadaku në ABC se partia e tij e ka gati kandidatin për president të Kosovës. Ai tha se do të vendosin ta bëjnë publik atë në kohën kur të konkretizohet gara. Xhemajli shtoi se do të ishte e shëndetshme për skenën politike në Kosovë që posti i presidenti të mbetej në radhët e PDK-së duke qenë se Hashim Thaçi ishte pjesë e partisë së tyre, pa qenë nëvoja të shkohet në zgjedhje.
“Situata është e rëndë sidomos pas shkuarjes në Hagë të disa prej drejtueseve. Është krijuar një boshllëk sidmos me presidentin dhe kjo ka krijuar një brishtësi në politikën kosovare. Ne jemi që të zgjidhet një president. Duhen 80 vota për të zgjedhur kryetarin. E kundërta e kësaj është me shkuar në zgjedhje. Ne do ta bëjmë të ditur kandidatin kur të na drejtohet dikush. Ramush Haradinaj ka paraqitur një kandidaturë por nuk e di në cilën mënyrë me e përkrah. Thaçi ka qenë prej partisë sonë. Do të ishte shumë e shëndetshme për skenën politike me thënë keni pasur presidentin mbajeni postin.
Unë mendoj se nuk është e drejtë prej Haradinajt pozita ku na ka vënë. Ka pasur detyra të rëndësishme dhe vetë ka dhënë dorëheqjen për t’iu përgjigjur Hagës. Nëse na kërkojnë votën ne e kemi kandidatin tonë dhe besoj se na takon. Në tryezë do shohim pozicionet e secilit. Ne e kemi një emër nga partia jonë por për atë çështje po themi se duhet të ulemi dhe të shikojmë. Ne e kemi si ofertë dhe kështu do të shikojmë si do të rrjedhin ngjarjet. Kandidati jonë është nga radhët e PDK. Është njeri me kredibilitet dhe mendoj se i plotëson ato që duhet të plotësojë një president. Duhet që partitë të komunikojnë. Emrin nuk e bëjmë publik se partia nuk e bën të ditur”, deklaroi ai.
Ai tha se nuk kanë asnjë arsye për të hyrë në qeveri ndërsa e konsideroi atë më të dobëtën në historinë e Kosovës. Xhemajli shtoi se i kanë kërkuar Vetëvendosjes të grumbullojë votat për të rrëzuar qeverinë dhe në këtë mënyrë edhe PDK do e përkrahë nismën e tyre.
“Prej 6 Tetorit, kryetari Veseli ka deklaruar se jemi opozitë. Nuk kemi asnjë arsye pse të hymë në qeveri kur ajo është shumë dobët. Është ndër qeveritë më të dobëta deri më tani. Është një shtresë e gjerë në politikën tonë që e përkrah kandidatin që e do e kishim dhënë ne. Ramushin me daljen e tij si ka folur, bien në ujë këto gjëra. Ne Vetëvendosjes i kemi thënë ju bëni votat me e paraqit në Kuvend mosbesimin dhe ne do ta votojmë. As ne bashkë me Vetëvendosjen nuk i kemi votat për të rrëzuar qeverinë. Ata e kanë bërë blof. Nuk mund të hysh ti që edhe pse nuk votua nuk ka asgjë. Ne i kemi 24, ata kanë 31. Duhen 61 vota. Nëse nuk bëhen 61 vota ti kot shkon në Kuvend. Ata nuk janë seriozisht për një çështje të tillë ndryshe do i siguronin votat. Nëse je serioz ti duhet të ftosh ata që do të bashkëpunosh”, u shpreh ai./mv.abcnews.al