“Xhelatët” çelin sezonin artistik

schedule09:15 - 12 Tetor, 2019

schedule 09:15 - 12 Tetor, 2019

Drama e e autorit Martin McDonagh “Xhelatët” çeli sezonin artistik  të teatrit kombëtar në “Arturbina”. Regjisori  Qëndrim  Rijani,  terrorin në Anglinë e 1960  e ka  paralelizuar me  dhunën  e  periudhës së komunizmit në Shqipëri.

Dhuna , terrori, tortura  dhe  varja e 250 personave  janë në qendër të shfaqjes “Xhelatët ‘  e cila çel sezonin artistik të teatrit kombëtar.  Vepra e autorit anglez Martin McDonagh  vjen e përshtatur për spektatorin shqiptar nga regjisori  Qëndrim Rijani.

Shfarosja e familjes së  kryexhelatit i cili si dëshirë të vetme ka thyerjen e rekordit në vrasje, ka një synim sipas Rijanit. Vala e varjeve në skenë nis me  Hervin Cculin i cili kësaj here i jep jetë një të dënuari me vdekje. E ku nuk mungojnë edhe batutat mes regjisorit dhe drejtorit.

Kjo shfaqje sipas aktorëve është edhe një formë për reflektim për krimet e ndodhura nën diktaturë. Shfaqja vijon këtë fundjave dhe javët në vijim në skenën e Arturbinës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!