Xhani Shqerra: Jam singel prej tre vitesh, e kam mëndjen tek ish – e dashura  

schedule18:20 - 11 Maj, 2019

schedule 18:20 - 11 Maj, 2019

“Jam singel prej tre vitesh, e kam mendjen tek ish- e dashura”, kështu është shprehur Xhani Shqerra në emisionin “Thumb” Ndër të tjera ai ka folur për jetën mes modës, dashurisë së pamundur dhe dëshirës për të drejtuar Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Aulona: Je singel apo e ruan shumë këtë pjesë?

Xhani: Jo, jo nuk e ruaj, për sa kohë ke një jetë …

Aulona: Po sa kohe ke që je singel?

Xhani: Po kam ca 3 vjet të mira po mos më shumë.

Aulona: Po kjo nuk do të thotë që nuk ke bërë seks..

Xhani: Jo, jo po çlidhje ka të bësh seks me të qenurit singel. Nuk thash që jam i vetëm i vetmuar dhe pa gjë fare. Nuk jam në ato faza jo. Nuk kam një lidhje stabël serioze, sikundër kam këtu në Shqipëri.

Fatma: Po pse është e vështirë, çfarë ka ndryshuar?

Xhani: Më ka mbetur mendja tek ajo që jam ndarë.

Fatma: Me vërtet?!

Xhani: Po.

Fatma: Para sa kohësh?

Aulona: Tre vite tha…

Xhani: Ka edhe kështu djemsh, dhe tani mund të jetë edhe një vlerë.

Fatma: Po me atë çfarë ka ndodhur?

Aulona: Ke tentuar ndonjë gjë?

Xhani: Jemi kokëfortë dhe shumë krenarë të dy dhe kjo është gjë e keqe, ndërkohë e vuan. Nuk e di pala tjetër nuk besoj se e vuan shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!