Xhaka po, Bellingham ndoshta, kapiteni nuk do të pengohet nga dëmtimi, talenti anglez rrezikon pezullimin

schedule21:16 - 3 Korrik, 2024

schedule 21:16 - 3 Korrik, 2024

Frika ishte e madhe, por tani ka kaluar. Granit Xhaka do të jetë në fushë përballë Anglisë në çerekfinalet e Kampionatit Evropian, pasi testi mjekësor u kapërcye me sukses, me kapitenin “helvet”, që kishte shqetësime muskulore, të cilat i ndjeu në fund të ndeshjes ndaj Italisë në raundin e dytë, si dhe humbi një seancë stërvitore.

Gjithsesi, futbollisti shqiptaro-zviceran, i cili është shpallur “shëndoshë si molla”, dhe pritet të luajë ndeshjen numër 130 në karrierë për ekipin kombëtar, me rekordmenin 31-vjeçar, që synon ta festojë këtë sfidë jubilare me një sukses të ri, dhe që Zvicra të arrijë për herë të parë në gjysmëfinale të një Europiani.

Ndërkaq, “ylli” i ri dhe i madh i Anglisë, Jude Bellingham, mbetet në dyshim, teksa po hetohet nga UEFA për një sjellje të mundshme të pahijshme ndaj tifozëve të Sllovakisë, pasi realizoi golin e barazimit në sfidën e turit të kaluar.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, thuhet se është e sigurt që ndëshkimi për “galaktikun” e Real Madrid do të jetë një pezullim, veçse nuk dihet nëse vendimi do të merret deri përpara ndeshjes, me sfidën Zvicër-Angli, që do të luhet të shtunën në orën 18:00 në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!