Xhaka mes më të vlerësuarve, kapiteni i “Helvetëve” vetëm pas Iniesta e Cristiano Ronaldo

schedule16:16 - 24 Qershor, 2024

schedule 16:16 - 24 Qershor, 2024

“Helvetët” e Zvicrës e mbyllën më së miri rrugëtimin e tyre, në fazën e grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas barazuan, ndaj “Pancerave” gjermanë, duke “blinduar” kështu vendin e dytë, në Grupin A dhe tashmë janë në pritje të përfundimit të sfidave, të Grupit B, për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall “ylli” shpiptar, Granit Xhaka, me kapitenin e “Helvetëve”, që ishte fantastik, në fushën e blertë, duke u vlerësuar për herë të pestë, në karrierën e tij, me këtë “çmim”, nga specilistët e UEFA.

Kështu, “ylli” i mesfushës së Bayer Leverkusen ngjitet në “poduimin” e legjendave, të paktën sa i përket vlerësimit, si “Lojtari i Ndeshjes”, pasi vetëm “ikona” të futbollit, si spanjolli Andres Iniesta dhe portugezi, Cristiano Ronaldo kanë arritur të sigurojnë më shpesh diçka të tillë, me këta dy të fundit, që kanë marrë nga UFEA plot 6 herë çmimin. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!