Dëshira e Granit Xhakës është të transferohet në Romë dhe për ta bërë këtë është i gatshëm të bëjë sakrificë financiare edhe nga ana e tij.
Nga Italia mësohet se kapiteni i Zvicrës është i gatshëm të heqë dorë nga bonuset vjetore, të arritura me Arsenalin gjatë sezonit të fundit.
Ky veprim i tij ndodh për të bindur Arsenalin të pranojë shifrën e propozuar prej 15 milionë eurosh nga Roma. Vetë ai ka arritur akordin prej kohësh me italianët. /abcnews.al