Xhaferi optimist: Besoj se firmosim nesër me Brdaric! Kërkesa kryesore është një

schedule22:57 - 7 Qershor, 2021

schedule 22:57 - 7 Qershor, 2021

Alban Xhaferi ka reaguar për herë të parë, pas takimit që pati me trajnerin Thomas Brdaric në lidhje me rinovimin e kontratës. Sponsori i Vllaznisë shfaqet optimist. Në emisionin “Sport Shoë” në TV1 Channel në Shkodër, Xhaferi ka deklaruar:

“Kishim një takim të shëndetshëm me trajnerin Thomas Brdariç. Trajneri është shprehur se ka dëshirë të rinovojë kontratën, gjithashtu dëshira ishte edhe e jona. Ishin diskutime teknike.

Mendoj që nesër paradite do të kemi edhe nënshkrimin e kontratës me Brdariç. Mund të themi që kemi gjetur të mesmen e artë. Bashkë me kryetaren e bashkisë kemi bërë gjithçka për të plotësuar kushtet e kontratës së trajnerit.

Brdariç e vlerësoj shumë për punën dhe gatishmërinë e treguar për arritjen e kësaj marrëveshje. Kemi vendosur përpara dëshirën për të vazhduar projektin dhe pastaj kushtet e kontratës.

Kërkesat? Pika kryesore është pjesa e infrastrukturës, pra ku do të stërvitet ekipi. I kam dhënë siguri që do të kemi një fushë, të cilën do ta ndërtojmë në bashkëpunim me FSHF”.  v.p / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!