Xhaferaj, interpelencë me Ballukun për Portin e Durrësit: U nxorr nga boshti perëndimor, 8 arsyet pse është një aferë korruptive, ministrja: Projekti vazhdon

schedule10:58 - 10 Shkurt, 2022

schedule 10:58 - 10 Shkurt, 2022

Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj ka listuar një mori akuzash ndaj qeverisë në lidhje me atë që ai e quajti afera korruptive më të madhe të viteve të fundit në vend. Ai e thirri sot ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për të dhënë shpjegime në lidhje me ndryshimet që po bëhen sipas tij në projektin e portit, ku tashmë nuk është më në lojë “Emaar Group”, por një kompani offshore.

Xhaferaj tha se tashmë është kjo kompani offshore që po bën shitjet e apartamenteve për projektin në portin e Durrësit.

Ai renditi tetë fakte, të cilat sipas tij konfirmojnë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive, e cila krahas kësaj cënon edhe sigurinë kombëtare si edhe atë të NATO-s pasi konsiderohet si porti i vetëm në rajon që ka kapacitetet për dislokimin e trupave të kësaj aleance në Mesdhe.

Deputeti tha se sipas një master plani te hartuar ne vitin 2009, të miratuar e të financuar nga Komisioni Europian. Master plani është hartuar jo nga kompani që ndërtojnë kulla, por nga kompania shumë e njohur europiane dhe ndërkombëtare në fushën e detarisë, Royal Haskoning.

“Master Plani përcakton se porti i ka mundësitë të shtojë me tre herë kapacitetet e përpunimit për mallra dhe kontenierë. Nisur nga ky potencial i pashfrytezuar i cili mund të kishte impakt direkt në mirëqenien e qytetit, Porti i Durrësit ka përfituar financime dhe kredi nga Banka Botërore, Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim”, tha Xhaferaj.

Lexo edhe: Balluku-Xhaferajt: Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit punëson 12 mijë persona

Ndërkohë që plani ishte gati sipas Xhaferajt, në 21 prill të vitit 2021, Rama vendosi që ta nxjerrë portin nga boshti perëndimor për ta kthyer atë në një kompleks vilash pas asnjë vlerë për Durrësin dhe Shqipërinë.

Gjate prezantimit, kryeministri është shprehur për ndërtimin e një porti turistik që do të jetë një ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe dhe do të ndërtohet nga kompania Emmar Group, me nje vlere investimi 2 miliarde euro.

Megjithese kanë kaluar tetë muaj nga ky prezantim, punimet nuk kanë filluar. Ndërkohë nga media jemi informuar së kompania Emmar nuk ka asnjë lidhje me këtë projekt, por është perdorur si kamuflim i një kompanie off-shore që quhet Symphony, e regjistruar ne parajsa fiskale, pronaret e vertete te se ciles mbeten te dyshimte.

Në mungese të transparencës, ka shumë pyetje që janë ngritur dhe mbeten pa përgjigje. Cilat do te jene burimet e financimit te ketij investimi që akoma nuk ekziston as si projekt, por vetëm si ide? Nese procedurat e ndjekura jane ne perputhshmeri me legjislacionin shqiptar dhe nderkombetar, perse jane bere ne mungese të transparencës dhe me shpejtësi jo karakteristike të institucioneve tona përveç se për afera korruptive?”, tha ai.

Ndërkohë, ministrja Balluku u përgjigj se projekti i Portit të Durrësit do të vijojë pavarësisht pengesave që po shkaktojnë demokratët në këtë drejtim. Ministrja tha se është standard i demokratëve stanjacioni i projekteve dhe mbajtja e qyteteve pa zhvilluar.

“Juve u shqetëson nënkomisionrei por jo ata që ju kanë votuar. Ata që u kanë votuar nuk i afrohen dot detit se është i zi. Nuk ju shqetëson asgjë që ata ju kanë votuar duan për Durrësin. Keni dëshirë ta mbani ashtu siç është. Në çdo sektor. Ju shqetëson se u pëlqen të jetoni kështu dhe e dyta se krijohet një distancim mes jush dhe nesh. Njerëzit shohin diferencën. Unë nuk kam as djalë sekser tokash. As vëlla që shet e blen apartamente në Tiranë. Kini parasysh që ky vend do zhvillohet”, tha Balluku.

Ministrja tha se Emaar është kompani prestigjioze dhe po investon në të gjithë rajonin.

Kur Mohamed Alabbar investon në Malin e ZI ne e kemi xhelozi, kur vjen të investojë të ne kemi akuza pafund. Rivalitizimi i porteve dhe moleve ekzistuese është gur themeli për zhvillimin detare dhe do të ndërtohet vizioni që do të ndërlidh funksionet e ekonomisë dhe turizmit. Janë parashikuar ndërhyrje të thella në Porto Romano pikërisht për këtë zhvillim. Ata që për ju kanë qenë mollë të ndaluar, ne kemi bërë garë ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë 14 kompania për projektin e Porto Romanon. Kur keni sensibilitetin për ambientin dhe diellin, atëherë duhet të kishit parë në Durrës ndotjen e ndodhur deri më sot në ambient“, tha Balluku.

Pjesë nga fjala e Xhaferajt:

Fakti 1 – Ligji 145, datë 3 Dhjetor 2020 parashikon marreveshjen me Emiratet Arabe. Në nenin 6  te marreveshjes I cili merret ne menyre eksplicite me Portin e Durresit, citohet se kjo marreveshje nuk i nenshtrohet asnje procedure prokurimi publik duke shmangur qartazi dhe haptazi konkurencen.

Perkatesisht Neni shpreh se:

“Palët kanë rënë dakord për një listë të projekteve specifike, që konsiderohen të një natyre strategjike:

  1. Ri-zhvillimi i Portit të Durrësit…

Dhe më poshtë po ky nen bën të qartë se:

“Programet dhe projektet strategjike, të rëna dakord, në përputhje me këtë Marrëveshje, nuk do … i nënshtrohen prokurimit publik, tenderit publik, procedurës konkurruese, publike ose ndonjë procedure tjetër, të përcaktuar në legjislacionin kombëtar të Shqipërisë ose të Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Pra, qe ne gjeneze projekti eshte perpiluar per te shmangur transparencen dhe konkurrencen.

Fakti 2 – Pseudo investimi eshte ne mosperputhje te plote me Marreveshjen e Stabilizim Asocimit te lidhur me Bashkimin Europian.

Neni 71 i MSA-se flet per Konkurencen:

Ky nen bën të qartë se nuk je duke respektur marrveshjen nese … jep ndihmë shtetërore që shtrembëron konkurencën duke favorizuar sipërmarrje të caktuara…                               

Neni 74 i se njejtes marreveshje thekson per Kontratat publike se:

Palët deshirojnë … liberalizimin e kontratave publike në bazë të parimit të mos-diskriminimit…

Duke pasur parasysh keto shkelje problematike si edhe kushtet ne te cilat eshte konceptuar investimi ne port,  europarlamentari Michael Gahler, zv. Kryetar i Komisionit për Cështje të Jashtme në Parlamentin Europian ka shprehur shqetesim se „procedura e ndjekur është në kundërshtim me marrëveshjet që ka nënshkruar qeveria dhe se marrveshjet janë shkelur“.

Vetem interesa te medha korruptive mund te shtyjne nje qeveri perfituese nga mbeshtetja europiane te kundershtoje hapur marreveshje me BE-ne.

Fakti 3 – eshte deshmi e hapur  se projekti nuk ka as per qellim te zhvilloje nje port ne sherbim te qytetit, as ne sherbim te turizmit, por nje kompleks per nje grusht te vogel njerezish pa impakt ne ekonomine e Durresit apo me gjere.

Perkatesisht, Vendimi i KM, Nr. 861, datë 29.12.2021

PËR TRANSFERIMIN NË FONDIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE, TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË ZONËN KADASTRALE NR. 8514, BASHKIA DURRËS, PËR ZHVILLIMIN DHE REALIZIMIN E PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “MARINA DHE JAHTET E DURRËSIT (DURRËS YACHTS & MARINA)”, DHE PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA AUTORITETI PORTUAL DURRËS TE MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË

Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike (FPPMIS), i cili administrohet nga ministria përgjegjëse për ekonominë, të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr. 8514, Bashkia Durrës, me sipërfaqe totale 80.9 (tetëdhjetë pikë nëntë) ha, … që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

Pra do te transferohen 81 ha prone publike . Ne drejtim dhe per llogari te kujt? Në hyrje të portit të Durrësit prej disa javësh është vendosur zyra e shitjes së Symphony Group of Comopanies, kompania offshore per te cilen sherbeu si mburoje grupi EMAAR. Nje tabele “Durrës Yacht Marina” eshte prej muajsh I vetmi investim I bere ne zonen e portit.

Pa një projekt të detajuar, qeveria shqiptare ka urdheruar transferimin e 80.9 hektarëve tokë nga Bashkia e Durrësit te Ministria e Infrastrukturës për llogari të nje Simfonie. Çmimi i tregut, më të cilin shitet toka në këtë zonë, është rreth 2000 euro metri katror. Nëse i bëjmë llogaritë, projekti shtrihet në rreth 800 0000 metra katrorë tokë, vlera e së cilës është rreth 1.6 miliardë euro

Me tej, ju ftoj te mos permendni me investime te kompanise EMAAR pasi eshte e qarte se EMAAR jo vetem nuk ka historik te mire ne Ballkan sic eshte deshtimi qe ka pasur ne Serbi, por mbi te gjitha kompania e perfshire ne Port eshte ajo offshore e nisur vetem pak muaj para fillimit te kesaj afere ne ishujt Cayman. Nje dosje e gatshme per SPAK.

Kjo vlere e cila I takon qytetareve te Durresit eshte e qarte se nuk do ti kthehet atyre, pasi kompanite offshore te zgjedhura pa transparence e pa konkurence nuk kane treguar se kane per qellim ti sherbejne qytetareve apo zhvillimit ekonomik te vendit.

Fakti 4 – qendron tek vete godina që shërben si qëndër shitjesh. Kjo është hallka e parë e zinxhirit të grabitjes së pronës më me vlere te Durrsakeve. Në muajn Korrik të vitit të kaluar kam denoncuar grabitjen që i është berë portit të Durrësit duke i marrë këtë ndërtesë. Janë 25 zyra të mëparshme të administratës se portit dhe 1500 meter katror parkim që u kthyen ne “sales center”. U zbrasen naten dhe njerezit qe i kane sherbyer prej vitesh portit u degdisen larg tij. Mbi cfare dispozite apo urdheri u moren?

Fakti 5 – qendron tek vlera e investimit. Nga konsultimi me ekperte te detarise me rezulton se investimi per portet e jahteve te permaseve të ngjashme eshte mesatarisht 50 deri ne 60 milion euro. Edhe historia e investimeve ne rajon dhe ne vend e mbeshtet kete fakt. Ju kujtoj se dy vite me pare në datën 7 Tetor 2019  keni miratuar një koncesion për: Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Praslin Investment” sh.p.k. dhe “R&T” sh.p.k sipas partneritetit publik privat të portit të jahteve “Marina Rodon”, propozim i kërkuar me vlerë investimi prej 883,461,666 Lekë, pa TVSH.

Neqoftese keni ndonje kunder argument se ky port eshte I nje permase me te vogel se ai I Durresit, ju them se nje qeveri me institucione te pergjegjshme si ajo ne Kroaci, ne fillim te ketij viti, ka filluar ndertimin e nje porti jahtesh ne Rjeka ne bashkepunim me nje kompani prestigjoze Gjermane. Ky investim e ka vleren 50 milion euro.

Fakti i 6 – ka te beje me planin e pergjithshem vendor i miratuar me vendimin 1 date 15 Prill 2021. Ne Gusht te te njejtit vitkeni miratuar edhe planin e detajuar vendor. Sipas parashikimeve te Planit te Pergjithshem Vendor njesite strukturore jane 93 perqind banim dhe 7 perqind sherbime. Pra, edhe nje deshmi se shume se nuk kemi te bejme me nje projekt turistik ne sherbim te qytetit por me nje afere korruptive ne llogari te kompanive offshore.

Fakti i 7 – deshmon se qe ne gjeneze kjo eshte nje afere e paster korruptive eshte vete tenderi per spostimin e hidrovorit te Durresit ne Porto Romano per llogari te portit që do spostohet atje.

Perkatesisht, ne Buletinin e Posaçëm Nr. 191 datë 31 Dhjetor 2021 Agjencia e Prokurimit Publik

NJOFTIME FITUESI PËR PROCEDURATË KUFIZUARA

  1. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër : REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN

Fondi / vlera e përafërt e kontratës: 1’972’599’359 (një miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy milion e pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë. Fituesin e keni shpallur me 31 Dhjetor.

Buletini i Posaçëm Nr. 191 datë 31 Dhjetor 2021 Agjencia e Prokurimit Publik

NJOFTIME FITUESI PËR PROCEDURATË KUFIZUARA

BASHKIA DURRËS

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

Edhe ky tender deshmon se incentiva juaj e vetme eshte maksimizimi I korrupsionit.

Fakti i 8 – se jeni te gatshem te rrezikoni edhe marrdhenien me aleatet strategjik sic eshte NATO. Kjo sepse më 4 maj 2021 kur, Gjenerali Chris Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, vizitoi portin historik të Durrësit ai u shpreh se“porti i Durrësit ka një qasje strategjike, si i vetmi port me kapacitete për të realizuar dislokimin e trupave në rajonin e Detit të Zi“. Pa nje plan per portin ekzistues dhe per garantimin e marredhenies strategjike me aleatet, si pretendoni te jemi nje vend kredibel dhe partner serioz?

Keto 8 fakte jane te pamohueshme, ne ndryshim nga fabulat e ngritura nga Qeveria 3D per te mbuluar kete mega afere korruptive. Eshte e qarte se nuk i trembeni qytetareve, por shpresoj ti trembeni drejtesise. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!