Xhafaj nis nga Elbasani procesin e ristrukturimit të policisë

schedule21:34 - 17 Nëntor, 2017

schedule 21:34 - 17 Nëntor, 2017

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar në orët e mbrëmjes një takim me drejtuesit kryesorë të policisë në Elbasan. Sipas njoftimit të ministrisë, takimi është për të parë nga afër procesin e ristrukturimit të strukturave të kësaj Drejtorie, ku është komanduar drejtues Altin Qato. Pikërisht në këtë drejtori do të implementohet projekti pilot në 2018 për Policimin në Komunitet dhe kontrollin e territorit. Gjatë këtij takimi, ministri Xhafaj është informuar edhe për rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar në këtë qark./abcnews.al