Kush dekonspiroi arrestimin e policëve/Xhafa: Pyesni prokurorinë

schedule13:11 - 25 Nëntor, 2017

schedule 13:11 - 25 Nëntor, 2017

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, reagoi për herë të parë pas deshtimit të operacionit për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës, të akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës. Ai theksoi se për dekonspirimin duhet të pyetej në prokurori, pasi policia nuk ka pasur dijeni për hetimin.

Një ditë pasi kallëzoi në Prokurori dekonspirimin e operacionit për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Vlorës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, hodhi dyshime për “rrjedhje” informacioni nga institucione të tjera. Sipas ministrit,  tre ish-zyrtarët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode nuk kanë qenë në vëzhgim policor.

“Nuk kanë qenë në vëzhgimin tonë. Në momentin që është vënë në dijeni policia atëherë anë vënë në mbikëqyrje nga policia. Përpara këtij fakti nuk ka pasur dijeni poilicia ose më saktë nuk i është lënë kjo detyrë policisë.

Duhet të merrni informacion më të plotë, për shkak sepse deroi në datën 22 që ka marrë aktet SHCCB-ja ju thashë. Çfarë ka ndodhur më përpara duhet të pyesni prokurorinë se me kë e ka pasur në vëzhgim, jo ministrine.

Pyetjes së “ABC News” nëse ka emra konkretë të personave që kanë dekonspiruar operacionin Xhafa iu përgjigj:

“Po të kisha emra konkretë të jeni të siguritë që nuk hezitoj t’i çoj atje ku duhen çuar”.

Numri njw i Ministrisë së Brendshme nuk pëlqeu që ky operacion të lidhej me operacionin “Forca e Ligjit”.

E rëndësishme është që kushdo që i shmanget drejtësisë dyshohet të jetë pjesë e objektit të punës së Policisë për të shkuar para drejtësisë.

Fletë arresti ndaj ish-shefi i kufirit në Dhërmi dhe urdhërndalimet ndaj ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe ish-shef i krimit të organizuar në këtë drejtori u firmosën nga Krimet e Rënda në 21 nëntor 2017. Ato iu dorëzuan SHCCBA-së të nesërmen, por ekzekutimi i tyre nuk u bë i mundur./abcnews.al

https://youtu.be/RHHQ4r4ly90