Xhafaj: Nuk tejkaloj kompetencat e Prokurorisë

schedule11:27 - 8 Nëntor, 2017

schedule 11:27 - 8 Nëntor, 2017

Në komisionin e Sigurisë, po diskutohet buxheti për Minsitrinë e brendshme. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pyetur nga deputeti i PD, Flamur Noka për patentat e skafit dhe 863 mijë euro që iu gjetën personit me iniciale O.S. Xhafaj tha se kjo ngjarja i ka kaluar Prokurorisë dhe ai nuk ka tagrin për të folur për këtë çështje.

“Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, drejtori i qarkut Elbasan e ka bërë të qartë publikisht rolin e policisë dhe kryerjen e detyrave nga ana e policisë në këtë çështje, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit.

Nisur nga shqetësimet, përfshirë edhe ato të politikës unë kam ngarkuar Shërbimet e Kontrollit të Brendshme ta hetojë për përgjegjsitë që kanë punonjësit e policisë.

Ajo që dua të bëj me dije është fakti që  gjithçka çfarë ka ndodhur është e regjistruar konform procedurave ligjore dhe i është paraqitur në kohë shumë të shkurtër Prokurorisë së rrethit Elbasan,  dhe pak orë më vonë çështja është filluar nga Prokuroria e Elbasanit dhe nga ai moment përgjegjës për atë është një institucion prokuroria e Republikës dhe në rastin konkret Prokuroria Elbasan, apo Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ajo përcakon nëse ka apo nuk ka vepër penale dhe nëse ka apo nuk ka shkelje nga punonjësit e policisë.

Unë nuk e kam këtë tagër që të tejkaloj kompetencat e policisë dhe aq më tepër atë të Prokurorisë” – u shpreh Xhafaj./abcnews

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!