Xhafaj nuk komenton vrasjen në Tiranë: Në luftë pa kompromis me krimin

schedule14:10 - 5 Tetor, 2018

schedule 14:10 - 5 Tetor, 2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i pyetur për ngjarjen e mbrëmshme në Tiranë, nuk bëri ndonjë koment konkret. Por ministri garantoi për luftën pa kompormis të policisë ndaj krimit.

“Këtu ne po flasim për shumë më tepër se një kriminel, apo një grup i tillë kriminal, me të cilët jemi futur në një luftë pa kompromis”.

Kaq tha Ministri i Brendshëm për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish bllokut ku mbeti i vrarë një person.

Sipas kësaj përgjigje qëndrimi i ministrit ndaj situatës kriminale në vend duhet lexuar në bilancet operacionit forca e ligjit.

“Në 11 muaj në Shqipëri janë goditur 9 grupe kriminale me mbi 130 të arrestuar dhe janë sekuestruar 17-18 milionë euro vetëm nga këto grupe kriminale”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me me homologun austriak, Herbert Kickl dhe Komisionerin Evropian Dimitris Avramopoulos, ministri Fatmir Xhafaj deklaroi se në javët në vijim të tjera rezultate positive do të publikohen mbi goditjet e grupeve kriminale.

Duke saktësuar se ministrat drejtojnë në nivel strategjik politik dhe institucional çështjet operacionale i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë u shpreh ministri i Brendshëm, duke mos pranuar të bëjë deklarata të drejtpërdrejta mbi ngjarjen që ndodhi në zonën e ish bllokut.

 “Besoj që përgjigja që dhashë pak më lart është e vlefshme”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!