VIDEO/ Xhafaj kritika të forta Ramës: Gjyqtarët dhe prokurorët kanë “qeveritë” e tyre

schedule13:15 - 6 Shkurt, 2020

schedule 13:15 - 6 Shkurt, 2020

Komisioni i Ligjeve miratoi dy ndryshime ligjore që janë themelore për reformën në drejtësi. Gazetarja e Abc News, Esiona Konomi përcolli “live” zhvillimet më të fundit nga Kuvendi. Ajo tha se gjatë mbledhjes ka patur kritika nga Fatmir Xhafaj dhe Bashkim Fino.

Fino tha se reforma ka nevojë për analizë dhe nuk mund të arnohet here pas here, sa herë gjenden ngushtë institucionet e reja të drejtësisë.

Ndërsa Xhafaj ishte kritik ndaj Kryeministrit Edi Rama për nismën anti-KCK. “Politika dhe Rama personalisht ka udhëhequr një debat të fortë, duke u treguar i pakujdesshëm sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë tashmë “qeveritë” e tyre. Flet më shumë Rama se KLGJ dhe KLP sidomos në rastin e gjyqtares së Krujës që liroi Indrit Doklen. Është e papranueshme që KLGJ s’ka reaguar ende për këtë rast”, është shprehur Xhafaj gjatë mbledhjes së komisionit të Ligjeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!