Deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaroi në “Log.” në ABC se fushata elektorale e Partisë Demokratike përbën rrezik për shëndetin e njerëzve. Ai tha se nuk e bënte kurrë një gjë të tillë për të vrarë me duart e tij njerëzit e partisë ku bën pjesë. Xhafaj zbuloi gjithashtu se e ka kaluar COVID-19 që në muajin nëntor.
“E kam kaluar në muajin nëntor. Fatmir Xhafaj bën takime frymë më frymë dhe gojë më gojë. Ato janë fatale dhe tregojnë mungesë përgjegjshmërie. Nuk e do bëja kurrë një gjë të tillë, të vrisja me duart e mia njerëzit e partisë sime. Eventet e kryeministrit janë në distancë me njëri tjetri. Ajo që bën zoti Basha është mungesë e plotë përgjegjshmërie e një drejtuesi politik”, deklaroi Fatmir Xhafaj.
Xhafaj u shpreh se PS do të marrë më shumë vota se në 2017, ku përveç socialistëve theksoi se do të ketë edhe të zhgënjyer nga PD dhe LSI, ndërsa ndalimin e votimit për emigrantët që do vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut deri më 25 Prill e cilësoi penalizim për socialistët.
“Ky është një dëm që na bëhet ne si Parti Socialiste. Po të më pyesësh mua do isha më i ashpër me masat shtrënguese. Ne nga interesojnë jetët e njerëzve. Unë besoj që PS do ta ruajë rezultatin e 2017-s dhe do ta kalojë. Kam arsye ta mendoj këtë. Do marrin një pjesë të mirë të votuesve të zhgënjyes të LSI. Ka pasur edhe struktura të tëra që kanë kaluar me PS. Besoj që edhe një pjesë e mirë e PD kanë kaluar si votuesit tanë. Ne do marrim shumë edhe nga elektorati i zhgënjyer i 2017-s”, deklaroi ai.
Ai theksoi se PS ka përgjegjësinë për të çuar deri në fund reformat e nisura, duke cilësuar fushatën e Partisë Demokratike, më të dobëtën e të gjitha viteve.
“Partia socialiste ka përgjegjësinë për t’i çuar deri në fund reformat e nisura dhe ky është mandati që i jep fund periudhës së tranzicionit në Shqipëri. Por besoj fort sepse pa dyshim, ofertat politike që janë sot. Ajo që ofron PS dhe ajo që ofron PD. Fjalën armik preferoj ta kursej. Ka një lloj konsumi dhe një lloj vlerësimi për atë që kemi bërë. Do të mendoja që ka edhe një lloj euforie që kanë strukturat tona që thonë ne e kemi të marrë sepse e tregojnë sondazhet.
Këto janë zgjedhjet më të dobëta për organizimin e PD në territor. Edhe tanët ka pakënaqësi. Më takojnë edhe demokratë kur lëviz. Unë besoj që pakënaqësitë e vogla nuk i pengojnë njerëzit të shohin gjënë e madhe. Njerëzit tek ne shohin shpresën dhe besimin që mund t’i zgjidhnin problemet e tyre”, u shpreh Xhafaj./mv.abcnews.al