Xhaçka: Përfaqësim cilësor i Shqipërisë në NATO

schedule20:21 - 6 Shkurt, 2018

schedule 20:21 - 6 Shkurt, 2018

E ftuar në ABC News, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është shprehur se përfshirja e vendit tonë në NATO është një arritje e madhe që çon përpara interesin tonë. Ajo ka treguar se Shqipëria përfaqësohet në disa misione.

“Përfshirja jonë në aleancë është një arritje shumë e madhe që çon opërpatra interesin tonë. Për momentin ne përfaqësohemi në disa misione. Përfaqësimi është shumë cilësor duke marrë parasysh se jemi një vend i vogël. Aktualisht jemi në Afganistan, Bosnje, Mali, Letoni dhe Detin Egje. Kemi 155 ushtarakë të angazhuar në misionet dhe operacionet e NATO-s”, u shpreh Xhaçka./abcnews.al