‘Xhaçka’ në Venecia/ Minxhozi: PS po i mbron mandatin. Klosi: Nuk është çështje mandati, kërkojmë sqarim nga Komisioni

schedule20:31 - 19 Shtator, 2024

schedule 20:31 - 19 Shtator, 2024

Një debat është zhvilluar në studion e “Real Story”, mes analistit Skënder Minxhozi dhe sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, lidhur me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Analisti ka thënë se Partia Socialisti po i mbron mandatin, ndërsa Klosi i është përgjigjur se nuk është e vërtetë, por po kërkojnë sqarim nga Komisioni i Venecias.

Pjesë nga debati:

Klosi: Komisioni është shumë i rëndësishëm, pasi ajo ç’ka vjen nga raporti me Komisionin Europian kërkon që Shqipëria të marrë disa masa, të cilat do të jenë si gur kilometrik dhe që në fund fare do të jenë në arritjen e një rezultati pozitiv të luftës kundër korrupsionit. Këtu nuk është vetëm një institucion, por janë një numër institucionesh, ekspertësh të cilët po asistojnë për të bërë më të mirën. Do të donim shumë që edhe opozita të ishte pjesë e kësaj reforme.

Minxhozi: Unë shoh dy aspekte këtu, natyrisht që mazhoranca po mbron mandatin e Xhaçkës, arsyet i di vetëm ajo, besoj janë më të gjerë se sa një përballje elektorale me Gjykatën Kushtetuese dhe e dyta, mazhoranca po shfaq një forcë muskujsh që nuk ka nevojë ta shfaq me fuqinë e madhe që ka. Ndërkohë, që përceptimi popullor është që ka marrëdhënie normale me presidentin, qeveria është plotëfuqishme, mazhoranca po ashtu. Në këto kushte nuk do të ishte e nevojshme, që të marrësh dy deklarata publike si ajo e europiane. Dhe me që flasim për Berishën, historia e Berishës me gjykatën e kohës kur ai ishte në pushtet ishte konfliktuale, por nuk ishte bllokuese. Qeverinë e ka rrëzuar të paktën 24 herë dhe qeveria dhe mazhoranca e kohës nuk i ka thënë që presidentin e kemi tonin. Ishim në logjikën e asaj që quhej drejtësia e vjetër. Unë them që Berisha ka qene në një konflikt me gjykatën Kushtetuese. Tani të shkosh në Komisionin e Venecias për një mandat, unë nuk e di…

Klosi: Nuk është një mandat…

Minxhozi: Deputet ka me shumicë, nuk i prish punë fare numerikisht dhe politikisht si mazhorance problemi i mandateve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!