Xhaçka në ministerialin e NATO-s: “Aleatët vlerësuan kontributin e forcave tona”

schedule16:08 - 9 Nëntor, 2017

schedule 16:08 - 9 Nëntor, 2017

Ministeriali i NATO-s në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët e Shqipërisë në NATO kanë për Forcat e Armatosura të vendit tonë. Kjo është bindja që krijoi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë dy ditëve të takimeve me homologë të vendeve anëtare të NATO-s. “Kontributi i burrave dhe grave shqiptare nën uniformë na bëjnë krenarë me profesionalizmin e tyre”, u shpreh Xhaçka. Gjatë takimeve që zhvilloi, ajo rikonfirmoi angazhimin e Qeverisë për të përmbushur të gjitha detyrimet që Shqipëria ka ndaj Aleancës, përfshirë atë që buxheti i Mbrojtjes të arrijë në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2024. Sa i takon misioneve tona paqeruajtëse, ministrja e Mbrojtjes tha se shumë shpejt do të vizitojë kontingjentin tonë në Afganistan, për t’u shprehur trupave të gjithë vlerësimin dhe mbështjetjen për të cilën kanë nevojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!