Politika shqiptar ka përkujtuar sot 21-vjetorin e sulmit terrorist në SHBA, ku më shumë se 3000 persona vdiqën pas një sulmi terrorist.
Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka përkujtuar viktimat përmes një postimi në Twitter.
Xhaçka shkruan se 11 shtatori nuk do të harrohet kurrë.
“Sot nderojmë viktimat e sulmeve të 11 shtatorit. Ne kujtojmë jetët e humbura në atë tragjedi të tmerrshme, por gjithashtu krenohemi me guximin, dhembshurinë, sakrificën dhe solidaritetin që u zbulua në atë ditë. Nuk do të harrojmë kurrë! #NerverForget #Remember911″, shkruan Xhaçka.
Today we honor the victims of the #September11th attacks. We remember the lives lost in that terrible tragedy but we also take pride in the courage, compassion, sacrifice & solidarity that was revealed on that day. We will never forget!#NerverForget#Remember911 pic.twitter.com/9pnORGOwB5
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) September 11, 2022
Edhe Presidenti i vendit, Bajram Begaj përmes një postimi në Twitter gjithashtu ka nderuar viktimat e 11 shtatorit.
“Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë”, shkruan Begaj.
1/2 Today we pay tribute to all those who lost and gave their lives on 9/11 deadly terrorist attacks against US and democracy, which changed the? forever. #NeverForget#Remember911
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 11, 2022
Sot mbushen 21 vjet nga sulmi i 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore Tregtare në New York, ngjarja më e rëndë në tokën amerikane, kur katër terroristë të grupit al-Kaeda morën peng katër avionë pasagjerësh dhe i përplasën duke vrarë rreth 3000 njerëz.
Dy avionë goditën kullat binjake në New York, ndërsa dy të tjerë në Virginia e Pennsylvania pak më vonë. Dhjetë vjet pas tragjedisë ushtria e SHBA bastisi kompleksin në Abbottabod, Pakistan, dhe vrau kreun e Al Kaedas, Osama bin Laden.
Sulmi ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara dhe pas-goditjet e tij ndjehen edhe sot, jo vetëm nga të plagosurit dhe të afërmit e viktimave, por dhe të gjithë ata që e dëshmuan direkt në ekranet e televizioneve nëpër botë./Abcnews.al/