Xhaçka me oficerët e rinj: Ndryshime në kurrikulat e Akademisë së FA

schedule13:13 - 10 Maj, 2018

schedule 13:13 - 10 Maj, 2018

Akademia e Forcave të Armatosura festoi 60- vjetorin e krijimit të saj. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e pranishme në këtë aktivitet tha se janë të nevojshme ndryshimet në kurrikula me qëllim që të arsimojë e kualifikojë në fushën e sigurisë specialistë të lartë të personelit të institucioneve të tjera të sigurisë në vend.

Ministrja e Mbrojtjes gjatë fjalës së saj theksoi se, në kuadër të detyrave të reja që qeveria shqiptare i ka ngarkuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, duhet të përshtasë edhe ndryshimet në kurrikula për të qenë sa më efiçent.

Është 60 vjetori i krijimit të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shpjegoi se misioni i kësaj akademie do të vijojë të mbetet përgatitja, arsimimi e kualifikimi i specialistëve të lartë të personelit ushtarak e civil.

“Vëmendja duhet të përqendrohet tek përgatitja e oficerëve të rinj, duke filluar nga modeli që do të zgjedhim, model, i cili të jetë i integruar me arsimin e lartë kombëtar por edhe me ato të vendeve të NATO-s”.

Për të qenë sa më eficent Ministrja e Mbrojtjes ka propozuar edhe ndryshimet në kurrikula.

“Në kushtet kur qeveria shqiptare i ka ngarkuar ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura menaxhimin e emergjencave civile, si dhe të iniciativës së Kryeministrit për të promovuar në detyrat e prefektëve, dhe në institucionet e të tjera të sigurisë në vend të oficerëve në rezervë, detyra e akademisë është të përgjigjet edhe me ndryshimet përkatëse në kurrikulat e saj me qëllim të arsimojë e kualifikojë në fushën e sigurisë specialistë të lartë të personelit të institucioneve të tjera të sigurisë në vend”.

Akademia e Forcave të Armatosura përfaqëson nivelin më të lartë të arsimimit dhe kualifikimit në Forcat e Armatosura.Akademia e Forcave të Armatosura u krijua më 10 maj 1958, në Tiranë, në rajonin e Rrapit të Treshit, fillimisht me emërtimin Shkolla e Lartë Ushtarake. Gjatë historisë së saj 60-vjeçare, ajo ka ndryshuar disa herë emërtimin, por asnjëherë nuk ka ndryshuar misioni i saj në funksion të edukimit të brezave të tërë ushtarakësh për t’i shërbyer në çdo kohë dhe në çdo situatë atdheut, në përshtatje me sfidat që shtron koha./abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!