Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, iu bashkua nismës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Festat duan dashuri”, për të festuar së bashku me shtresat më në nevojë.
Ministrja Xhaçka zgjodhi të festojë pikërisht me më të vegjëlit e Shtëpisë së foshnjes “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë ku shpërndau dhurata për vitin e ri për këta fëmijë, me të cilët u bë pjesë edhe e një shfaqje me animatorë dhe personazhet më të dashura për vogëlushët.
Në kuadër të nismës Festat duan Dashuri, në 28 institucione të përkujdesit social në gjithë Shqipërinë, institucionet qendrore organizuan njëkohësisht aktivitete festive me shtresat në nevojë./abcnews.al
Xhaçka me fëmijët e shtëpisë së foshnjes “Hannah dhe Rozafa”
schedule16:58 - 28 Dhjetor, 2017
schedule 16:58 - 28 Dhjetor, 2017