Xhaçka: Kush s’kalon kufirin të kthehet në shtëpi, nuk i biem dot murit me kokë

schedule17:24 - 15 Gusht, 2020

schedule 17:24 - 15 Gusht, 2020

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një komunikim të drejtpërdrejtë  përsëriti thirrjen që qytetarët shqiptarë të bllokuar në kufirin Grek të rikthehen në shtëpi, në banesat e tyre .

Xhaçka tha se është biseduar me palën greke dhe se janë duke u ndjekur procedura të zakonshme, njësoj siç bëjnë me çdo shtet tjetër.

“Do të duhet të kthehen në shtëpi, ti nënshtrohen dhe njëherë dhe do të duhet në një moment të dytë.

Po ashtu ajo theksoi se masat dhe kufizimet nuk i ka vendosur vetëm Greqia. I vendosi dhe Anglia me Francën, ne nuk protestuam kur Austria e mbylli linjën e saj  ajrore. Shteti fqinj ka marrë këto masa në këto kohë të pazakonta.

Ne do t’i respektojmë sepse nuk çfarë të bëjmë, nuk i biem dot murit me kokë. Ja shumë e trishtuar që shumë nëna, fëmijë janë ekspozuar tek kjo torturë, por është vendimi i tyre. Fatmirësisht rruga në kthim është e lirë”, tha Xhaçka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!