Xhaçka: Hapja e negociatave e vonuar, qeveria ka bërë punë të madhe

schedule12:36 - 17 Nëntor, 2022

schedule 12:36 - 17 Nëntor, 2022

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë fjalën gjatë mocionit me debat për progress raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë gjatë vitit 2022.

Xhaçka vuri në dukje se negociatat nuk u hapën falë një vendimi bujar të vendeve anëtare, por ishin të merituara, madje të vonuara.

“Unë dua t’i falenderoj kolegët e opozitës për këtë mocion që na jepni mundësi shumë të mirë për të diksutuar për procesin e integrimit. Ky mocion vjen në një moment kur procesi i integrimit ka hyrë në një fazë të re shumë sfiduese. Nuk ishte një vendim gjeneroz, por një vendim i merituar siç është pranuar edhe nga vetë Perëndimi”, tha Xhaçka.

“Vlerësimi teknik ëhstë rekomanduar që të hapen jo sot, por që tre vjet të shkuara. Vit pas viti kemi të njëjtin rekomandim. Është një vendim i vonuar, nuk është një vendim gjeneroz, është nje vendim që vjen si pasojë se vlerësimeve subjective të vendeve që e mbajtën peng hapjen e negociatave”, vijoi më tej ministrja.

Ajo shtoi se raporti i vitit 2022 është provë që qeveria ka bërë punë të madhe për hapjen e negociatave dhe ka çuar më tej reformat në vend.

“Opozita duhet të këkrojë llogari tek qeveria, por duhet të pyesë veten se çfarë ka bërë ajo për këtë process. Unë besoj që raporti i vitit 2022 është konfirmim i punës së madhe që ne kemi bërë për të çuar para hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”, tha Xhaçka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!