Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka dënuar sulmin rus mbi spitalin e fëmijëve në Ukrainë.
Përmes një reagimi në twitter, Xhaçka shkruan se bombardimi i spitaleve, vrasja e civilëve dhe shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadhe duhen dënuar nga e gjithë bota.
Postimi i Xhaçkës:
E tmerruar nga sulmi i #Rusisë kundër spitalit në #Mariupol.
Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar.
Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.
Udhëzoi ekipin tonë ?? në #UNSC që të koordinohet me partnerët për të bërë presion ndaj #Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve.
#StopAgresionitRus
#Të BashkuarMeUkrainë /Abcnews.al/