Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se përplasja e mazhorancës me Gjykatën Kushtetuese në lidhje me deputeten Olta Xhaçka, nuk është një problem për mandatin e saj apo për numra.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Klosi u shpreh se duhet të ketë një qartësi, nëse vota e deputetit, është e pavarur, ose mund të zhvlerësohet nga një institucion tjetër.
“Nuk është problem mandatesh, nuk është fare problem numrash, force. Është situatë që duhet të kemi qartësi. Vota e deputetit, është votë e pavarur që mund të zhvlerësohet nga një institucion tjetër, që në rastin konkret është Gjykata Kushtetuese. Ne nuk kemi mohuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Është një moment që duhet sqaruar. Pra, ne nuk kemi penguar institucionet e drejtësisë, kur kanë kërkuar mandatet e deputetëve për vepra penale. Nuk jemi përpara drejtësisë së re. Jemi që, gjykata e ka marrë nën shqyrtim çështjen e deputetes Xhaçka, janë marrë faktet, dëshmitarët, në atë situatë, nuk kemi raport me gjykatën, por kemi raport me votën e deputetit. Është një opinon i Komisionit të Venecias, nuk mund të vinte nga realiteti shqiptar. Është gjë që në këtë moment ngërçi të kemi raport pozitiv më mbrapa.
Ky nuk është negociatë forcash politike. Është raport, që nuk zgjidhet nga palët në tryezë. Nuk jemi dy palë në tavolinë. Prandaj ekziston Komisioni i Venecias. Nuk kemi një vendim të fundit të Gjykatën Kushtetuese, që thotë që mandati i Xhaçkës është i pavlefshëm dhe nuk e ndërpresim. Nuk kishim një vendim të Gjykatës Kushtetuese në shkurt të 2024. Por merreni, ta gjykojë parlamenti. Nuk kemi raportin me mandatin e individit. Kemi një moment, deputetët janë të detyruar sipas asaj që i kërkohet, apo me vullnet të lirë. Nuk ka ligj që thotë, deputetët e PS duhet të votojnë për x që të bëhet president. Është vullnet. Vota e popullit, interpretohet nëpërmjet mandatit të deputetit. Është i lirë. Për ato 4 vite që ke mandat, je i pavarur. Te vota jote, je e pavarur, je fuqiplotë. Nuk shikoj asnjë krizë. Raporti është procedural. Prandaj i jemi drejtuar Komisionit të Venecias për të zgjidhur këtë problem. Është më e pavarur se çka qenë Gjykata Kushtetuese”, theksoi ai./abcnews.al