Në një intervistë për emisionin “Ballkan”, Xhabir Hamiti nga Fakulteti i Studimeve Islamike në Prishtinë foli për përhapjen e Covid-19.
Mes të tjerash ai tha se përpos të gjithave, bota po nxjerr një mësim, dhe bëhet fjalë për solidaritetin që mbizotëron në të gjitha shoqëritë.
“Mbyllja e kulteve fetare, është një sanksionim i përkohshëm global. Kjo nuk është bërë nga dëshira, por është imponuar për shkak të pandemisë. Është një veprim që është dashur ta marrin autoritetet shtetërore në botë.
Mendoj se mësimi kryesor që mund të nxirret nga pandemia e virusit covid 19, që ka përfshirë gjithë botën është solidariteti i paparë i gjithë shoqërive, kudo që janë, në të gjitha vendet, dhe në të gjitha kontinentet e botës për të luftuar një armik të tyre të përbashkët, i cili i ka goditur të gjithë pa dallim”, tha ai