Stoli i Ernesto Valverdes është në dyshim dhe tre emra shihen si pasuesit e tij te Barcelona: Xavi, Mauricio Pochettino dhe Roland Koeman. Drejtuesit nuk duan të nxitohen, por kanë nisur punën në lidhje me trajnerin e ri të ekipit.
Radio katalanase, Rac1 dha lajmin se zyrtarë të klubit katalanas kanë fluturuar drejt Katarit për të biseduar me ish-kapitenin, aktualisht trajneri i Al Sadd. Klubi arab ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare, aty ku sqaron pozicionin e vet.
“Mundësia që Xavi të largohet drejt Barcelonës është normale, sepse ka qenë ish-klubi i tij, shtëpia e tij dhe vendi ku do të kthehet në të ardhmen. Por, për momentin Xavi është trajneri ynë dhe është i përqendruar te ndeshja e nesërme (kundër Al Rayyan). Çdo negociatë rreth së ardhmes së tij duhet të kalojë më parë në kanalet zyrtare të klubit tonë“, përfundon komunikata e klubit nga Katari. /abcnews.al