Xavi me “dhimbje koke”, kombëtaret lënë me pasoja lojtarët e Barçës

schedule12:41 - 27 Shtator, 2022

schedule 12:41 - 27 Shtator, 2022

Xavi Hernandez tashmë është me “dhimbje koke”. Aktivizimi i lojtarëve me kombëtaret në Nations League nuk ka shkuar siç duhet, pasi disa prej tyre janë dëmtuar.

Me Araujo që do t’i nën shtrohet një operacioni pas dëmtimit që mori me Uruguayn dhe me Kounde që akoma nuk dihet cila është shkalla e dëmtimit të tij, te Barça kanë filluar edhe shqetësimet.

Sikur të mos mjaftonin dy lojtarët e sipërpërmendur, por tashmë me kombëtaren e Holandës janë dëmtuar edhe Memphis Depay dhe Frenkie de Jong.

Të dy holandezët u janë nënshtruar testeve mjekësore pasditen e djeshme me katalanasit, të cilat kanë konfirmuar shqetësimet. Memphis ka një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Frenkie de Jong ka një zgjatje të muskulit po në këmbën e majtë.

Klubi katalanas, përmes një deklarate ka raportuar shqetësimin se nuk janë në dispozicion të trajnerit Xavi, por nuk ka treguar kohën e parashikuar që duhet të qëndrojnë larg fushave të lojës. Dy lojtarët holandezë kanë humbur rolin e titullarit në këtë sezon dhe tashmë vijnë edhe dëmtimet. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!