Xavi ka tre opsione për të zgjidhur problemin në mbrojtje

schedule18:25 - 29 Shtator, 2022

schedule 18:25 - 29 Shtator, 2022

Barcelona do të përballet me Mallorca këtë të shtunë, pa një formacion fillestar ende për t’u përcaktuar  me lëndimet e Kunde, Araujo dhe Bellerin, Xavi ka tre opsione për t’u marrë me problemin në mbrojtje, shkruan abcnews.al.

Një rol i ri për Rafinha

Eric Garcia, Gerard Pique dhe Andreas Christensen mund të formojnë një treshe mbrojtëse me Rafinhën në krahun e djathtë.

Sergi Roberto

Ky është opsioni më i dukshëm, por Roberto i ka kaluar ndeshjet e fundit jashtë fushës për shkak të lëndimit, ka mundësi që ai të mos jetë në formën më të mirë tani.

Akademia për të ndihmuar

Ka një shans të vogël që Xavi të tërheqë lojtarët e rinj të akademisë. Opsioni më i mirë do të ishte Alvaro Nunez, mbrojtësi i djathtë 22-vjeçar që iu bashkua Barça B nga Bilbao këtë verë.