Wuhan shpall alarmin e kuq, rrezik nga përmbytjet

schedule08:37 - 17 Korrik, 2020

schedule 08:37 - 17 Korrik, 2020

Qyteti Kinez Wuhan vijon të përballet me probleme këtë herë për shkak të përmbytjeve në këtë zonë. Wuhan dhe provincat Anhui, Jiangxi dhe Zhejiang shpallën alarm e kuq.

Reshje të shumta me rrebeshe kanë shkaktuar rritjen e nivelit të lumenjve duke sjellë probleme në shumë fshatra.

Pas një situate të vështirë të gjendur për shkak të pandemisë që shpërtheu në këtë qytet tashmë duhet të përballet edhe me vështirësi të kushteve atmosferike.

Liqeni Poyang në provincën Jiangxi ka pësuar një rritje të nivelit të ujit duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth.