Wuhan i pastër, në 24 orë asnjë rast asimpomatik me koronavirus

schedule20:08 - 1 Qershor, 2020

schedule 20:08 - 1 Qershor, 2020

Wuhan ndryshe është cilësuar si vendi i origjinës së shpërthimit të koronavirusit, që ngjalli panik në të gjithë botën.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se këtë të hënë në vendin e origjinës nuk është raportuar asnjë rast i ri asimptomatik me koronavirus.

Kina kontinentale raportoi gjithsej 16 raste të reja të Dielën, numri më i lartë ditor në tre javë. Të gjithë u raportuan si raste të importuara 11 në provincën Sichuan, tre në Mongolinë e Brendshme dhe dy në Guangdong.

Virusi vazhdon të tërbojë në pjesë të tjera të botës, përfshirë Brazilin që kaloi gjysmë milioni raste të dielën. Në Angli, zyrtarë të lartë të shëndetit publik kanë kërkuar që qeveria të anulojë një lehtësim të kufizimeve të bllokimit që fillon të hënën./abcnews.al