Qyteti kinez Wuhan, aty ku lindi koronavirusi i ri, ka në plan të testojë të gjithë popullsinë prej 11 milionë banorësh brenda 10 ditësh.
Plani ambicioz për të testuar të gjithë banorët në Wuhan pasqyron ankthin e Kinës për ringjalljen e virusit, të cilin ajo arriti ta mposhtë përmes kufizimeve drakoniane që bllokuan qindra miliona njerëz në kulmin e tij në shkurt.
Ky vendim vjen pasi në Wuhan u raportuan 6 raste të reja.
Qyteti nuk kishte regjistruar asnjë rast prej 3 prillit.
Dukej se qyteti ishte rikthyer plotësisht në normalitet, por shfaqja e kësaj vatre të re ka alarmuar zyrtarët.
Në mediat sociale po ngrihet pyetja nëse mund të testohet një numër kaq i madh banorësh brenda një kohe kaq të shkurtër./abcnews.al