Workshopi nga “Intermedica” për alergologjinë

schedule20:20 - 14 Prill, 2019

schedule 20:20 - 14 Prill, 2019

Intermedica dhe Swiss Med organizuan workshopin mbi alergologjinë në vendin tone, ku morën pjesë 35 mjekë specialist. Ata diskutuan mbi arritjet që sistemi modern ofron për një diagnoze sa më të qartë dhe precize në fushën e alergologjisë.

Intermedica organizoi workshopin me temë “Impakti i një sistemi mbështetës për vendimmarrjen klinike në Alergologji”, i cili synon të paraqesë dhe të implementojë në alergologjinë shqiptare, rezultatet e një studimi europian multicentrik të realizuar nga shtatë vende të Evropës Mesdhetare.

E pranishme në aktivitet ishte edhe koordinatorja ndërkombëtare e projektit, dr. Stephanie Dramburg e cila tha se pavarësisht vështirësive, ky projekt është mjaft i suksesshëm.

Dr. Stephanie Dramburg, Koordinatorja Ndërkombëtare e projektit: “Ne ja dedikojmë punën tonë diagnozave të alergjive nga polenët, veçanërisht në vendet e Evropës Jugore pasi është e vështire tw gjejmë një diagnoze të saktë për alergjinë nga polenët sepse shume mikroorganizma alergjike gjenden në ambient në të njëjtën kohë. Për ne mjekët është shumë e vështirë të gjejmë polenët të cilat shkaktojnë simptomat. Sot jemi mbledhur këtu me 35 doktorë për të parë suksesin e këtij projekti”.

Nga ana tjetër edhe Koordinatori Kombëtar i projektit, Prof. Dr. Alfred Priftanji theksoi se ky projekt ka mundësuar një sistem modern për të arritur në diagnozën e qartë duke implementuar edhe rezultatet e këtij studimi.

Workshopi dhe eventi i mbështetur nga Intermedica dhe Swiss Med përpunuan dhe propozuan një sistem diagnostikues modern i cili ndihmon në vendimmarrjen klinike, duke rritur saktësinë e diagnozës me një precizon shumë të lartë./abcnews.al