Wjnaldum nuk “bind” në Romë, “verdhekuqtë” kthejnë “sytë” nga sensacionet e Serie A

schedule17:40 - 24 Mars, 2023

schedule 17:40 - 24 Mars, 2023

Ardhja e Georgino Wijnaldum në huazim nga “gjigandët” francezë të PSG u duk si një lëvizje “lluksi” për “verdhekuqtë” e Romës, të cilët kishin dhe mundësi për të afruar hollandezin në fund të sezonit për vetëm 8 milionë euroë nëse do të ishin të kënaqur me të, mirëpo performancat jo në nivelin e duhur dhe paga prej 7 milionë eurosh neto në sezon duket se nuk kënaqin aq sa duhet drejtuesit e Romës.

Tashmë, “gladiatorët” e kryeqytetit duhet të mendojnë për të tjerë emra në rast se kërkojnë përforcimin e mesfushës në merkaton e verës dhe ndër “kandidatët” e parë për “dirigjimin” e lojës së “verdhekuqve” është 23-vjeçari i Sassuolo, Davide Frattesi, lojtar i cili është kërkuar nga romakët dhe verën e kaluar deri në momentet e fundit të merkatos, por nuk u arrit në një marrëveshje.

Mirëpo, kjo gjë mund të ndodhë këtë verë me “verdhekuqtë” që janë gati të ofrojnë plot 35 milionë euro, për kartonin e 23-vjeçarit, por tashmë kanë dhe një problem tjetër, që është “gara” me Juventusin për shërbimet e Frattesit.

Një tjetër opsion për “romanët” është dhe kapiteni danez i Lecce, Morten Hjulmand, i cili ka zhvilluar paraqitje fantastike këtë sezon dhe konsiderohet si një “zbulim” i madh i këtij sezoni ku ka treguar grintë dhe kualitet në fushën e lojës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!