I Ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA, David Wisner është takuar këtë të mërkurë me ambasadoren e BE-së Christiane Hohmann. Siç njoftohet nga ambasada amerikane, në fokus të këtij takimi ka qenë bashkëpunimi i ngushtë në mbështetje të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“I Ngarkuari me Punë të SHBA-ve, David Wisner, u takua me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann, për të pohuar bashkëpunimin e ngushtë në mbështetje të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht në fushat e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit. Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë sektorët, si dhe nevojën për përshpejtimin e reformave në Shqipëri.”, njofton ambasada.
U.S. Chargé d’Affaires David Wisner met with EU Ambassador Christiane Hohmann to affirm the close cooperation in support of Albania’s EU accession process, especially in the areas of justice reform and rule of law. They also discussed the importance of data protection in all… pic.twitter.com/nqsBcKJFBC
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) August 23, 2023
/abcnews.al