William Cordeiro e Gjata në shënjestër, klubi i Superiores nis merkaton

schedule08:03 - 4 Maj, 2021

schedule 08:03 - 4 Maj, 2021

Merkato hapet në muajin korrik, por zërat është e pamundur që të ndalen tani. Kjo ndodh edhe në Superiore, ku janë disa futbollistët që kanë dalë të lirë. Një prej tyre është edhe William Cordeiro, i cili zgjidhi para kohe kontratën me Partizanin.

Braziliani, i cili spikati në debutimin në Superiore me Kukësin, pas më shumë se një sezoni e gjysmë e mbylli me “demat”. Në fakt sulmuesi anësor dëshironte të provonte një eksperiencë të re që në verë.

Ofertat nga Azerbajxhani e joshën, por në kontratën e tij kishte një “+1” dhe nuk mund të largohej dot. Emri i tij tashmë është lidhur sërish me Tiranën, sikurse ka ndodhur edhe në të shkuarën.

“Panorama Sport” e ka veçuar si lajm në faqen e parë, teksa shkruan se kampionët në fuqi po e vëzhgojnë sulmuesin e krahut të majtë, sikurse po ndodh edhe me emra të tjerë si Xhuliano Skuka (Korabi) dhe Mario Gjata (Apolonia). /abcnews.al