“Western Balkans University” zgjedhja e duhur për marturantët, Gjana: Ofrojmë bursa për ekselentët dhe praktikë të paguar

schedule12:04 - 12 Shtator, 2022

schedule 12:04 - 12 Shtator, 2022

Regjistrimet në universitete për maturantët vijojnë në raundin e parë, ndërsa shumë ende nuk i kanë bërë zgjedhjet e tyre.

Dekania e Western Balkans University, Irma Gjana, ka treguar në Abc live pse të rinjtë duhet të zgjedhin ta vijojnë rrugëtimin e tyre në këtë universitet.

Western Balkans ofron shumë risi, por mbi të gjitha ofron praktikën për studentët, në disa nga institucionet shëndetësore më të mira në vend, siç janë spitalet Amerikane apo spitali Hygeia.

“Regjistrimet vazhdojnë. Jemi akoma në raundin e parë. Duhet të sqarojmë disa gjëra edhe në lidhje me përzgjedhjet që studentët duhet të bëjnë.

Në Western Balkans University ka shumë risi dhe për shkak të gjithë këtyre risive studentët duhet ta zgjedhin. Ne kemi në krahun tonë disa Spitali Amerikan, Spitali Hygeia, rrjetin e laboratorëve Alnet, laboratorët Canbridge. Mund të quhemi institucion i ri sa i përket arsimit, por kemi eksperiencë në lidhje me këto institucione.

Operojmë në tre fakultete. Kemi fakultetin e mjekësisë dentare, të shkencave ekonomike, kemi bioteknologjinë, inxhinierinë biomjekësore, menaxhimin e kujdesit shëndetësor, që na duhet edhe për sa i përket hapave për integrimin në BE. Kemi edhe fakultetin e mjekësisë, dhe këtu futen disa degë, infermieria, mamia, imazheria.

Në jemi konsultuar ngushtë me partnerët tanë. Në Western Balkans University shkon dhe merr leksionet në auditor, ndjek punë laboratroike në laboratorët me teknologjinë më të fundit.

Që në vitin e parë studentët kanë mundësi të bëjnë prakritka profesionale që kur të mbarojnë universitetin, të jenë direkt të gatshëm të merren me pacientin.

Duke qenë se kemi bashkëpunim me spitalet amerikane, kemi mundësi reale që të bëjnë praktikë. Të mos kenë diferenca me asnjë që ka mbaruar në Francë, Angli apo diku tjetër”, ka thënë Gjana.

Dekania shpjegoi më tej se mësimi ofrohet si në shqip, ashtu edhe në anglisht. Po ashtu, për studentët ofrohen bursa ekselence, ndërsa disa nga më të mirët e Shqipërisë janë regjistruar tashmë në Western Balkans University.

“Partnerët tanë na ndihmojnë të krijojmë kurrikulën që i përshtatet më mirë. Kemi stafin akademik shumë të dedikuar. Mësimi është edhe ne anglisht, edhe në shqip.

Për shkencat mjekësore teknike, janë në të dyja gjuhët. Sa i përket dy fakulteteve të tjera, janë tërësisht në anglisht, që studentët të jenë të gatshëm për tregun ndërkombëtar.

Western Balkans University është një institucion shumë ambicioz, ne synojmë të bëhemi i më mirët dhe për këtë shkak kemi hedhur hapa për studentët e ekselencës. Një pjesë e më të mirëve të Shqipërisë janë regjistruar tek ne. Kemi bursa ekselence me 100 % të tarifave për studentët me mesatare mbi 9.

Nga ana tjetër, institucionet që ne na mbështesin kanë dhënë bursat e tyre. Konsistojnë në bursa që fillojnë nga 25 deri në 100%.

Jo vetëm është e garantuar bursa, por është edhe punësimi. Sa i përket fakultetit të shkencave mjekësore, institucionet tona partnere kanë dhënë bursa dhe ofrojnë mundësi punësimi për këta studentë që janë të suksesshëm.

Jemi universiteti i vetëm në rajon që ofron teknologjitë më të fundit. Nuk duam që studentët tanë  t’i mësojnë gjërat në teori, të mos mësojnë dot detajet”, tha Gjana.

Pa dyshim, të mirëpritur janë edhe studentët nga rajoni, për të cilët po ashtu ofrohen bursa.

“Edhe studentët nga rajoni janë të mirëpritur, madje edhe me bursa. Për ta kemi programet e bursave njëlloj si për studentët shqiptarë. Kemi studentët e parë nga Kosova që po regjistrohen. Dëshirojmë vërtet të bëhemi ndërkombëtar. Western Balkans University të jetë një markë në botë për Shqipërinë dhe rajonin.

Universiteti është hapur pasi është bërë një studim i mirëfilltë tregu. Ata që do mbarojnë universitetin në Western Balkans University punën e kanë të garantuar. I kemi menduar mirë të gjitha se nuk duam të kemi një numër të madh që mbaron dhe nuk punon gjëkundi”, tha dekania.

Gjana shpjegoi edhe rëndësinë e programit “Epic” që ofron Western Balkans University. Ajo tha se praktikat që studentët do kryejnë në institucionet partnere, do të jenë të paguara.

“Programi “Epic” është një projekt shumë i bukur, ndoshta më i rëndësishmi i Western Balkans University. Ka dy lloje praktikash, ajo kurrikulare dhe ajo ekstrakurrikulare. Kjo e fundit është ajo praktika që do jetë e paguar për studentët. Është praktika në një nga institucionet që ne na mbështet, atje do bëjë praktikën dhe do paguhet”, tha Gjana. /abcnews.al