Me “bomberin” italian, Gianluca Scamaça në prag largimi nga “çekiçët” e West Ham, këta të fundit prej kohësh tashmë e kanë bërë publik zëvendësuesin që kërkojn për italianin, i cili është sulmuesi i talentuar i Kombëtares sonë, Armando Broja.
“Bomberi” “kuqezi” nuk ka udhëtuar me skuadrën për në turneun amerikan dhe po stërvitet në qëndrën stërvitore të “bluve”, Cobham ku është rikthyer pas dëmtimit të rëndë, mund të mos qëndrojë edhe për shumë kohë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Poçhettino.
Mirëpo, problem mbetet “çështja”, Scamaça me anglezët e West Ham, që kërkojnë ta shesin italianin në mënyrë përfundimtare te Roma, në mënyrë që të sigurojnë paratë e nevojshme për blerjen e Brojës, mirëpo italianët kërkojnë të sjellin sulmuesin sërish në Serie A, në formën e huazimit me të drejtë blerje e për këtë arsye çdo gjë ka mbetur në “udhëkryq”. /i.m /abcnews.al