Wenger “refuzon” Bayernin, merr detyrën e re!

schedule18:07 - 13 Nëntor, 2019

schedule 18:07 - 13 Nëntor, 2019

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është emëruar si shefi i ri i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit, me francezin që do të mbikëqyrë rritjen e sportit, plus çështjet teknike. 70-vjeçari u lidh kohët e fundit me stolin e Bayern Munich, pas shkarkimit të Niko Kovac, por kjo pistë ka rënë poshtë.

Wenger do të jetë autoriteti kryesor për çështjet teknike në Kolegjet Këshilluese Teknike të Futbollit së FIFA-s. Ai do të jetë gjithashtu kryetari i një grupi studimi teknik.

“Mezi pres të marr këtë sfidë të rëndësishme, jo vetëm sepse kam qenë gjithmonë i interesuar të analizoj futbollin nga një perspektivë më e gjerë, por edhe sepse misioni i FIFA-s është me të vërtetë global”, tha Wenger në faqen zyrtare të FIFA-s./abcnews.al