Manchester City ja doli edhe një herë të fitojë ndaj PSG dhe të sigurojë finalen e Champions League për herë të parë në historinë e klubit. Ndeshjen e mbrëmshme, e mbyllur 2-0, e analizon thjesht dhe në mënyrë direkte ish-trajneri Arsene Wenger.
“Gjërat u përsëritën në ndeshjen e parë dhe të dytë, analizon tekniku. E gjitha që mund të themi është se PSG, këtë mbrëmje (e martë), luajti mirë, tregoi cilësi të mira në aspekte të caktuara të lojës, por u kap dy herë në kundërsulme.
Një herë me portierin në fillim dhe goli i dytë është gjithashtu një kundërsulm. Ajo që duhet tani është të pyesim se çfarë mund të përmirësojnë. Në këto momente, mbrojtja nuk është mjaft e mirë për të fituar Champions League. Ata kanë një potencial të madh, por këtu duhet të bëjnë korrigjime. Ndeshjet e nivelit të lartë kërkojnë përqendrim, qetësi dhe kontroll.
Ne nuk mund të injorojmë që ata i përfunduan në të dy ndeshjet ,e 10 lojtarë. Ata duhet të përmirësojnë disiplinën kur gjërat nuk dalin mirë. Është një pjesë e rëndësishme e këtyre ndeshjeve. Manchester City ka pasur më pak dobësi se PSG në të dy ndeshjet”, tregon wenger. /abcnews.al