Wenger: Mbappes i shkova në shtëpi, Queiroz na e rrëmbeu Ronaldon

schedule08:55 - 18 Shkurt, 2021

schedule 08:55 - 18 Shkurt, 2021

Arsene Wenger, trajneri legjendar i Arsenalit, ka folur për dy prapaskena të merkatos gjatë kohës që ai drejtonte skuadrën londineze. Emri i Cristiano Ronaldos rikthehet sërish në skenë, ndërkohë që Wenger zbulon diçka edhe në lidhje me Kylian Mbappe.

“Fati i keq i yni ishte që Carlos Queiroz u bashkua me United dhe për një javë ai e bindi Fergusonin ta blinte Cristiano Ronaldon. Ai ishte në fushën tonë stërvitore, me fanellën e Arsenalit.

Ne flasim tani për Mbappe. Isha në shtëpinë e tij kur ai ishte i pavendosur për të rinovuar kontratën me Monacon. Mund të kishte ardhur falas tek Arsenali. Histori të tilla ka në çdo klub të madh”, është shprehur Ëenger në “BeInSports”. /abcnews.al