Wenger krijon polemika: Nëse Mbappe do të kishte luajtur andej nga ka origjinën, nuk do ishte bërë ky lojtar

schedule14:40 - 15 Qershor, 2022

schedule 14:40 - 15 Qershor, 2022

Incident diplomatik për Arsene Wenger, i cili me disa nga deklaratat e tij për Kylian Mbappe, shpërtheu zemërimin e CONMEBOL.

Ish-tekniku legjendar i Arsenalit, tani menaxher i FIFA-s, bëri disa deklarata të dyshimta pak ditë më parë në Freiburg, të cilat ndezën polemika në Amerikën e Jugut.

“Mbappe ka origjinë afrikane, por ai është stërvitur në Evropë. Nëse do të kishte lindur në Kamerun, nuk do të ishte bërë ky lojtar”, tha Wenger.

Më pas CONMEBOL u përgjigj me një deklaratë.

“CONMEBOL hedh poshtë dhe dënon fjalët e këqija të zyrtarit të lartë të FIFA-s, shumë pranë presidencës së organit. Ne amerikanët e jugut, e njohim shumë mirë këtë lloj qëndrimi dhe në ballë, që buron nga besimi se bota fillon dhe mbaron në Evropë.

Talenti, shpirti i sakrificës dhe dëshira për të shkëlqyer të lojtarëve afrikanë dhe amerikano-jugor duhet të vlerësohen dhe respektohen.”/ h.ll/abcnews.al