Arsen Wenger do të largohet nga pankina e Arsenalit në përfundim të sezonit pas 22 vitesh në drejtim të “Topçinjve” të Londrës. Vendimi i teknikut francez, të cilit i skandon kontrata në vitin 2019, është zyrtarizuar pas shumë spekulimeve të mediave sportive.
Arsenal, që gjendet në vendin e 6 të renditjes në kampjonatin anglez, ka arritur në gjysëmfinale të Ligës së Europës. Në Britani, 68-vjeçari Wenger si trajner i Arsenalit ka fituar 3 kampionate dhe 7 kupa të Anglisë.
Gjithashtu është vlerësuar për vite të ndryshme si trajneri më i mirë i vitit. Në pankinën e Arsenal ai numëron mbi 1 mijë ndeshje, prej të cilave ka fituar 704./abcnews.al