Wanda Nara tregon arsyen e vërtetë se përse Icardi iku nga Interi

schedule17:10 - 27 Prill, 2022

schedule 17:10 - 27 Prill, 2022

Gruaja e Mauro Icardi, Wanda Nara ka zbuluar për herë të parë se cila ka qënë arsyeja se përse Icardi u largua nga Interi.

Ajo shpjegon se shkak u bënë thashethemet se ajo kishte një lidhje të fshehtë me shokun e ekipit të Icardit, Brozovic.

“Unë nuk kam pasur kurrë marrëdhënie me Marcelo Brozovic. Ne jemi një familje tradicionale dhe kjo histori na ka sjellë probleme brenda dhe jashtë. Gjithçka që është shkruar nëpër artikuj për mua dhe Brozovic nuk është e vërtetë.”

Icardi detyrohet të largohet nga Interi. Nga ato thashetheme, sipas Narës, do të kishte ndryshuar harmonia brenda dhomave të zhveshjes së zikaltërve, kapiten i së cilës ishte Icardi.

“Pas kësaj filluan problemet dhe Mauro u deytrua të ndryshojë ekip. Interi e bëri këtë situatë të rëndë mbi të. Ata bënë bujë. Ata thanë se Icardi duhet të ndryshojë ekip pasi kishte prishur harmoninë në grup, duhet të ndryshonte edhe agjent.

I hoqën shiritin e kapitenit dhe nuk menduan për performancën e ekipit. Kjo histori ka krijuar një shqetësim të madh te klubi dhe drejtuesit.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!