Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se bota është ende “shumë solide dhe e vendosur” për të mbështetur Ukrainën edhe gjashtë muaj pas luftës, shkruan BBC.
Ben Wallace tha se nuk ka pasur “asnjë lëkundje” në mbështetjen e botës për Ukrainën, gjë që presidenti rus Vladimir Putin “do të donte që bota ta bënte”.
“Kjo është ajo që ai do të donte,” tha ai për programin Today të BBC Radio 4.
“Realiteti është se ne e shohim këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë jo vetëm për Ukrainën, por për vlerat tona, dhe bota është ende mjaft solide dhe e vendosur,” tha ai.
Wallace shton se Putini e nënvlerësoi rezistencën e ukrainasve dhe kjo është arsyeja pse tani konflikti është në një “ngërç”. Gjithashtu ai hodhi poshtë idenë e një ndalimi të plotë të vizave për rusët në Mbretërinë e Bashkuar, por këmbënguli “ne mund të ashpërsojmë kushtet”.
/abcnews.al