Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Wall Street Journal”: Trump kërkon ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit

schedule08:21 - 19 Mars, 2026

schedule 08:21 - 19 Mars, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nuk dëshiron që të ketë më sulme ndaj objekteve energjetike të Iranit, pas zhvillimeve të fundit në rajon.

Sipas raportimeve nga “The Wall Street Journal”, qëndrimi i tij vjen pas një sulmi të kryer të mërkurën nga Izraeli ndaj fushës së rëndësishme të gazit South Pars në Irani.

Edhe pse Trump e ka mbrojtur këtë sulm si një sinjal ndaj Iranit për vendimin e tij për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, administrata amerikane ka bërë të ditur se presidenti është kundër sulmeve të mëtejshme ndaj infrastrukturës energjetike iraniane.



Sipas të njëjtave burime, ky qëndrim mund të ndryshojë vetëm nëse Irani ndërmerr hapa për përshkallëzim të situatës në rajon.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!