Vulin provokon dhe i drejtohet Malit të Zi: Për Kosovën duhet të pyesni Serbinë

schedule12:45 - 8 Korrik, 2018

schedule 12:45 - 8 Korrik, 2018

Pas vendimit të ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, për të dërguar trupa ushtarake në kuadër të KFOR-it, ka reaguar Aleksandër Vulin. Ministri serb i Mbrojtjes nënvizon se Mali i Zi duhej të pyeste Serbinë për një vendim të tillë, pasi sipas tij, Kosova nuk është shtet. Megjithatë, Vulin thotë se respektohet vendimi i Malit të Zi pasi trupat e dërguara do të ruajnë manastiret. Ndaj zyrtarit të Beogradit ka ardhur edhe një kundërpërgjigje e qeverisë së Podgoricës. Mali I Zi thekson se lidhur me këtë çështje nuk do ta pyesin Serbinë pasi Kosova është shtet i pavarur. /abcnews.al