Vulin: Lista Serbe të rrëzojë qeverinë Haradinaj

schedule14:36 - 9 Mars, 2018

schedule 14:36 - 9 Mars, 2018

Vonesa në krijimin e Asocacionit të Komunave serbe në Kosovë është një nga arsyet që mund të çojë në rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Marrëveshja dypalëshe e arritur ne Bruksel per kete Asosacion nuk po zbatohet ende.

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin i kërkon listës serbe që të rrëzojë qeverinë e Haradinaj në Prishtinë në rast se nuk krijohet asocacioni i komunave serbe në veri të Kosovës.

Në një intervistë për televizionin serb “Pink”, ai u shpreh se Marrëveshja për krijimin e këtij asocacioni është arritur në Bruksel dhe për këtë a\rsye nuk mund të ndryshohet asnjë pikë e saj.

Aleksandër Vulin, Ministri i Mbrojtjes, Serbi: “Nëse Prishtina nuk është në gjendje ta zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin, atëherë Lista Serbe duhet të rrëzojë Qeverinë. Nëse ata nuk janë në gjendje ta mbajnë fjalën, atëherë duhet të ketë zgjedhje. Asociacioni është marrëveshje e Brukselit, dhe nuk mund të rinegociohet”

Sipas Vulinit, nëse ndërkombëtarët nuk reagojnë atëherë Serbia duhet të shqyrtojë dhe njëherë qëndrimin e saj. Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçic, u shpreh një ditë më parë se asocacioni duhet të krijohet menjëherë. Dhe në rast se një gjë e tillë nuk do të ndodhte pasojat do të binin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili do të bllokohej për të disatën herë./abcnews,al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!